Pas Juventusit, eliminon edhe Interin

Futboll

Pas Juventusit, eliminon edhe Interin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:22
Pas Juventusit, eliminon edhe Interin

Tjetër sukses për të rinjtë e Empolit. Pasi eliminuan Juventusin, sot toskanët kanë bërë të njëjtën gjë ndaj Interit në gjysmëfinalen e playoff për titull në kampionatin U-19 në Itali.

Sfida u fitua nga Empoli U-19 3-2 pas 120 minutave lojë.

Protagonistë dy lojtarët shqiptarë të Empolit: Kristjan Asllani dhe Kleis Bozhanaj.

I pari shënoi golin e barazimit në minutën e 81-të, moment që Interi po kryesonte 2-1. Gol tepër i rëndësishëm ai i 19-vjeçarit, dhe ndeshja në shtesa.

Zikaltrit humbën qetësinë dhe u ndëshkuan dy herë më kartonë të kuq në pjesën e dytë të shtesave. Empoli përfitoi, Bozhanaj, i cili u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë, dhuroi një asist fantastik.

Leonardo Manfredi  e dërgoi në rrjetë dhe Empoli fitoi 2-3, duke siguruar kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, aty ku do të ketë përballë Atalantën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat