Cristiano Ronaldo çfarëdo që bën merr vëmendjen e të gjithë, derisa ashtu ndodhi edhe në takimin ndaj Belgjikës.
Ylli i Juventusti nuk arriti ta kualifikonte Portugalinë në çerekfinale të Euro 2020, pasi u eliminuan nga belgët me rezultat 1-0.
Lojtari 36-vjeçar ishte afër të shënonte gol në pjesë të parë, por gjuajtjen e lirë të tij, e ndaloi Thibaut Courtois.
Por, belgët arritën të shënonin më pas me anë të Thorgan Hazard, gjersa Ronaldo besoi se duhej të bënte ndryshim në pjesën e dytë.
Derisa ishte në pushimin e pjesës së parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërroi fanellën, e që nga me ajo me mangë të gjata, mori atë me të shkurta.
Tifozët e Portugalisë besonin se ky ndryshim i fanellës do të bënte që Ronaldo të shënonte het-trik, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.
Edhe pse e sulmuan deri në fund Belgjikën, kampioni në fuqi u eliminua në fund me golin e vetëm të Hazard.