Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka kërkuar pesë transferime të reja gjatë afatit kalimtar veror.
“Topçinjtë” përfunduan në pozitën e tetë në tabelë edicionin e kaluar, andaj edhe Arteta është duke bërë presion te bordi për ndryshime në skuadër.
Pos kësaj, shumë yje ndër ta edhe Hector Bellerin dhe Granit Xhaka do largohen gjatë javëve të ardhshme.
Sipas Athletic, përmes shitjeve, Arsenal do rrit fundet për të kompletuar pesë transferime.
Mbrojtësi i Brighton, Ben White pritet të jetë transferimi i parë, ndjekur nga mesfushori i Anderlecht, Albert Smabi Lokonga.
Pos kësaj, gjiganti anglez do transferimin edhe të një portieri, mbrojtësi të krahut të djathtë dhe mbrojtësi të krahut të majtë.