Portugalia i tha lamtumirë Kampionatit Evropian të Dielën me një humbje 0-1 nga Belgjika në fazën e elimiminimit të kompeticionit.
Thorgan Hazard shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe kualifikoi Belgjikën tutje.
Humbja e Portugalisë nënkupton edhe lamtumirën e Cristiano Ronaldos nga gara.
Para se të largohej nga fusha, ai përgëzoi rivalët e tij për arritjen në çerekfinale, si dhe Thibaut Courtois, portierin e ish-klubit të tij Real Madrid.
Kamerat kapën momentin dhe ishte e qartë se çfarë i kishte thënë Ronaldo belgut.
“Me ndihmën e fatit, hë? Topi nuk donte të hynte sot, “tha Ronaldo ndërsa ecte drejt Courtois, dhe kur e arriti atë, ai i dha në një përqafim:
“Paç fat.”