Franca dhe Zvicra do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kërkim të kualifikimit për në fazën çerekfinale të Euro 2020.
Në skuadrën e Zvicrës pritet të paraqiten nga minuta e parë dy lojtarët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Skuadra angleze Arsenal, në të cilën luan Xhaka ka bërë një postim në mbështetje të mesfushorit para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për të.
“Një ndeshje e madhe për një lojtar të madh.”, ka shkruar Arsenali në faqen zyrtare te klubit ne Facebook duke ia bashkangjitur një foto të lojtarit.
Ndryshe, spekulimet e fundit nga mediat thonë se Xhaka do të largohet nga Arsenali për t’u bashkuar me Romën në Serie-A.