Spektakël në Bukuresht, Mehmedi, Xhaka, Shaqiri dhe Zvicra rrëzojnë Francën 

Futboll

Spektakël në Bukuresht, Mehmedi, Xhaka, Shaqiri dhe Zvicra rrëzojnë Francën 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2021 Në ora: 22:03
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian dhe me 2 korrik do të takohet me Spanjën.

Zvicra triumfon me penallti me rezultat 5:4 ndaj kampionit në fuqi të botës, Francës, pasi që ndeshja në kohën e rregullt e pas vazhdimeve përfundoi baras (3:3).

Plot 120 minuta në stadiumin ‘National’ në Bukuresht, sollën drithërima por jo edhe fituesin, që u përcaktua me penallti.

Image

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (3:3) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk ndryshoi rezultati.  

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Admir Mehmedi u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të.

Granit Xhaka tregoi lojë të madhe, përveç që asistoi në golin e tretë, ishte edhe shtyllë e Zvicrës.  

Rodriguez dështoi nga penalltia në minutën e 55-të, gjuajtjen e të cilit e mbrojti portieri Lloris. Rodriguez lëshoi rastin që të shtoi epërsinë në 0:2, kur nuk shënon edhe pëson. 

Në minutën e 15-të, Zvicra në epërsi falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber. 

Image

Në pjesën e dytë, Karim Benzema shënon dy herë brenda tre minutave, në minutën e 57-të dhe në atë të 59-tën me kokë.  

Në minutën e 75-të, Pogba nga rreth 24-25 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm, 3:1.

Zvicra e mrekullive, për 11 minutat e fundit barazon rezultatin.

Në minutën e 81-të, Seferoviq me kokë ngushton rezultatin në 3:2. Në minutën e 90-të, kapiteni Granit Xhaka asiston për bukuri, Gavranoviç nga rreth 16 metra barazon rezultatin 3:3. 

Në minutën e 90+4, Zvicra me fat, Coman godet fortë dhe tërthorësja shpëton portierin Sommer.  

Në vazhdime, në minutën e 94-të, Pavard godet me të djathtën por Sommer shpëton portën, grushton topin në korne.  

Penalltitë, për Francën shënuan Pogba, Giroud, Thuram, Kimpembe, dështon Mbappe - Për Zvicrën shënuan Gavranoviç, Schar. Akanji, Vargas, Mehmedi.

Image

Admir Mehmedi i pagabueshëm në penalltinë e pestë, ndërsa portieri Sommer është trim i ndeshjes, mbron penalltinë e fundit të Kylian Mbappe. Zvicra e mrekullive, në çerekfinale takohet me Spanjën.

Franca – Zvicra 3:3 - 4:5 me penallti
Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Benzema (57’ e 59’), Pogba (75’) - Seferoviq (15’ e 81’), Gavranoviç (90’).
Kartona të verdhë: Varane, Coman, Pavard - Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Akanji.
Franca: Lloris, Varane, Lenglet (Coman 46’ – Thuram 111’), Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann (Sissoko 88’), Benzema (Giroud 94’), Mbappe.
Zvicra: Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Mehmedi 87’), Widmer (Mbabu 73’), Zuber (Fassnacht 79’), Freuler, G. Xhaka, Shaqiri (Gavranoviç 73’), Seferoviq (Schar 97’), Embolo (Vargas 79’).

Përfundon ndeshja, në penallti vendoset.

120' Sommer fantastik.

117' Duket se ndeshja po shkon drejt penalltive.

114' Pogba asiston por Giroud gjuan dobët.

110' Mbappe nga afërsla gjuan jashtë portës.

109' Mbappe gjuan nga distanca por jashtë portës.

108' Akanj ndëshkohet me kartonë të verdhë.

106' Fillon vazhdimi i dytë.

105' Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

Franca – Zvicra 3:3
Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Benzema (57’ e 59’), Pogba (75’) - Seferoviq (15’ e 81’), Gavranoviç (90’).
Kartona të verdhë: Varane, Coman, Pavard - Elvedi, Rodriguez, Xhaka.
Franca: Lloris, Varane, Lenglet (Coman 46’), Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann (Sissoko 88’), Benzema (Giroud 94’), Mbappe.
Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Mehmedi 87’), Widmer (Mbabu 73’), Zuber (Fassnacht 79’), Freuler, G. Xhaka, Shaqiri (Gavranoviç 73’), Seferoviq (Schar 97’), Embolo (Vargas 79’).

103' Admir Mehmedi tenton por pa sukses.

101' Ndeshja më e mirë deri me tash në Euro 2020.

97’ Granit Xhaka është prej më të mirëve në radhët e Zvicrës.

94' Pavard godet me të djathtën por Sommer shpëton portën, grushton topin në korne.  

93' Zvicra po lufton ashtu si i ka hije.

91' Lojë për infarkt.

Ndeshje shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Franca – Zvicra 3:3

Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Benzema (57’ e 59’), Pogba (75’) - Seferoviq (15’ e 81’)).
Kartona të verdhë: Varane, Coman - Elvedi, Rodriguez, Xhaka.
Franca: Lloris, Varane, Lenglet (Coman 46’), Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann (Sissoko 88’), Benzema, Mbappe.
Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Mehmedi 87’), Widmer (Mbabu 73’), Zuber (Fassnacht 79’), Freuler, G. Xhaka, Shaqiri (Gavranoviç 73’), Seferoviq, Embolo (Vargas 79’).

90+4' Lojë e madhe, Coman godet tërthorësen, fat për zvicrën.

90' Dramë në Bukuresht, Xhaka asiston, Gravranoviç nga rreth 16 metra shënon për 3:3.

Zvicra e mrekullive

85' Zvicra lufton me mish e më shpirt.

81' Seferoviq ngushton rezultatin 3.2.

78' Zvicra me pak shpresa.

75' Pogba nga rreth 25 metra shënon eurogol, 3:1 për Francën.

73' Xherdan Shaqiri largohet nga loja.

68' Franca më e disponuar, me energjike.

64' Zvicra në presion.

61' Zvicra në telashe.

59' Franca në epërsi me 2:1, sërish Karim Benzema shënon, kësaj radhe me kokë.

57' Karim Benzema nga afërsia barazon rezultatin 1.1.

56' Mbappe huq një rast idea, gjuaj jashtë shtyllës pingule.

55' Rodriguez dështon nga penaltlia, Lloris mbron penalltinë.

53' Pengohet Zuber.

52' Zvicra po tregon lojë shumë të mirë.

49' Rezultat i mirë për Zvicrën

47' Pritet lojë edhe më e mirë.

Përfundon pjesa e parë. Franca po dominon lojën por jo edhe të vijnë të rastet.
Zvicra është në epërsi me rezultat 0:1 falë golit të Haris Seferoviqi që shënoi me kokë në minutën e 15-të pas asistimit të Zuber, 
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka po tregojnë lojë shumë të mirë.
 
Franca – Zvicra 0:1

Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Seferoviq (15’).
Kartona të verdhë: Varane - Elvedi.
Franca: Lloris, Varane, Lenglet, Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann, Benzema, Mbappe.
Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez - Widmer, Zuber, Freuler, G. Xhaka, Shaqiri, Seferoviq, Embolo.

44' Lojë e mirë e Zvicrës.

 41' Edhe Zvicra po luan mjaft mirë dhe e rrezikshme në momente.

39' Lojë e  mirë, Franca po lufton për të barazuar rezultatin.

36' Zvicra po qëndron mirë.

34' Zvicra po luan mjaft mirë.

31’ Kartoni i parë i verdhë, ndëshkohet Varane. 

29' Rabiot gjuan nga distanca jashtë portës.

27’ Zvicra po tregon lojë mjaft të mirë, po mbrohet mirë.

Franca – Zvicra 0:1
Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Seferoviq (15’).
 Franca: Lloris, Varane, Lenglet, Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann, Benzema, Mbappe.
Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez - Widmer, Zuber, Freuler, G. Xhaka, Shaqiri, Seferoviq, Embolo.

Stadiumi 'Arena National', Bukuresht.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina)..
Shënues: Seferoviq (15’).
 Franca: Lloris, Varane, Lenglet, Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann, Benzema, Mbappe.
Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez - Widmer, Zuber, Freuler, G. Xhaka, Shaqiri, Seferoviq, Embolo.

25' Franca po sulmon me të gjitha forcat.

23' Sommer reagon bukur, shpëton portën.

22' Shaqiri dhe Xhaka kërkojnë kualifikimin.

20' Kampioni në fuqi i botës, Franca, është në presion.

18' Zvicra tani ka epërsinë.

15 Haris Seferoviç shënon për 0:1. Seferoviq shënon me kokë në këndin e djathtë pas asistimit të Zuber. 

14' Franca po shtron presionin. 

12' Franca po tenton me të gjitha forcat që të shënojë.

10' Deri me tash nuk ka asnjë rast.

8’ Mbappe shumë i rrezikshëm. Zvicra po mbrohet mirë.

6' Franca po sulmon.

5' Shaqiri me shokë kërkojnë befasinë.

3' Franca më e rrezikshme.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.  Zvicra para sfidës së madhe.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajnë titullarë për Zvicrën.

Franca – Zvicra

Franca: Lloris, Varane, Lenglet, Kimpembe, Pavard, Rabiot, Pogba, Kanté, Griezmann, Benzema, Mbappe.

Zvicra. Sommer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez - Widmer, Zuber, Freuler, G. Xhaka, Shaqiri, Seferoviq, Embolo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat