Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Çeferin 

Futboll

Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Çeferin 

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 00:22
Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Çeferin 

Presidenti Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Çeferin!

Presidenti Agim Ademi, i cili ndodhet në Bukuresht, në mbrëmjen e sotme e ka ndjekur nga afër ndeshjen e 1/8 së finales në Euro 2020, ndërmjet Francës dhe Zvicrës, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Në këtë mbrëmje magjike për futbollin evropian, ku Zvicra arriti ta eliminojë Francën, pas penalltive, në një ndeshje me shumë gola e kthesa në rezultat, presidenti Ademi pati takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe drejtorin e Asociacioneve Kombëtare të UEFA-s, Zoran Lakovic.

Me këtë rast presidenti Ademi këtë takim e ka vlerësuar si shumë të frytshëm për futbollin e Kosovës, teksa është shprehur i lumtur që FFK gëzon përkrahjen e madhe të UEFA-s në vazhdimësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat