Granit Xhaka do t’i mungojë Zvicrës në çerekfinalen përballë Spanjës pasi që sonte, ylli i ndeshjes kundër Francës u ndëshkua me karton të verdhë duke e plotësuar numrin prej pesë sosh dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës.
Ndryshe, Xhaka sonte u shpall edhe si më i miri në fushë përballë Francës duke e bërë një asistim në minutat e fundit të ndeshjes, gjë që e çoi ndeshjen deri në penallti e më pas duke u kualifikuar Zvicra tutje.
Zvicra ka arritur për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian në historinë e ekipit të vet kombëtar, pasi e mundi Francën në penallti të hënën vonë më Bukuresht.
Kështu, në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Spanjën.