Sonte pa dyshim shikuesit pranë ekraneve televizive kudo në botë, shikuan ndeshjen më dramatike dhe më të bukur të deritashme të Kampionatit Evropian.
Futbollistët e kombëtares të Zvicrës, në mesin e të cilës luajnë disa futbollistë shqiptarë, treguan lojë brilante duke mposhtur kampionin aktual të botës, skuadrën e Francës.
Xhaka e mbajti mesin fushës në stilin e Bekenbauerit të famshëm, duke mos bërë po thuaj asnjë gabim të vetëm.
Me insistimin e tij Zvicra shënojë dy gola.
Përbërja zvicerane i mori dy gola pas avantazhit që kishin, duke bërë gabime fatale në mbrojtje, e jo në saje të ndonjë aksioni mirë të organizuar të kombëtares të Francës, e cila sonte humbi me meritë pas ekzekutimit të penalltive.
Tifozët në shkallët e stadiumit u kënaqen duke shikuar një shfaqje të bukur futbolli.
Shikuan një lojë mirë të organizuar kolektive të futbollistëve të Zvicrës.
Se nuk mjaftojnë vetëm yjet e futbollit në përbërjen franceze, u pa edhe në këtë ndeshje të këtij evropiani.
Urime Zvicrës dhe futbollistëve shqiptarë për paraqitjet e tyre të mrekullueshme.
Ishte kjo fitore befasuese dhe fitore e madhe, e cila i kënaqi futbolldashësit të ngjarjes më të madhe të vitit siç, është Kampionati Evropian.