Llumnica: Zvicra i bëri presion Francës

Futboll

Llumnica: Zvicra i bëri presion Francës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 00:44
Njohësi i çështjeve sportive, Ardian Llumnica

Njohësi i çështjeve sportive, Ardian Llumnica, vlerëson se Zvicra arriti ta eliminojë Francën nga EURO 2020, pasi që arriti të bënte trysni në të.

“Nuk ka më lehtë të luash kundër Paul Pogba, Antonie Griezmann dhe Karim Benzema. Zvicra nuk është mbrojtur mbrapa, ka bërë presion në gjysmën e fushë. Këtë s’e ka bërë askush kundër Francës, i është bërë presion përtej gjysmës”, ka thënë ai.

Llumnica është shprehur se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë bërë lojë të jashtëzakonshme.

“Shaqiri ka qenë i ‘bllokuar’ mirë. Francezët e kanë ditur se paraqet rrezik dhe e kanë mbajtur jashtë zonës. Kjo ka bërë që të krijohet hapësirë për Seferoviq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat