Deschamps flet pas eliminimit shokues, ja deklarata e tij

Futboll

Deschamps flet pas eliminimit shokues, ja deklarata e tij

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 01:06
Didier Deschamps

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në çerekfinale pasi fitoi në penallti ndaj Francës.

90 minutat u mbyllën me rezultatin 3-3, ndërsa pas vazhdimeve nuk pati ndryshim të rezultatin, e në penallti Zvicra kaloi tutje me fitoren 5-4.

Pas ndeshjes, Deschamps u shpreh tepër i dëshpëruar për eliminimin nga gara.

“Ju mund të imagjinoni trishtimin që ne mund të ndiejmë me këtë skenar pak të çmendur. Ne ishim në fund të forcës sonë, kishim bërë atë që ishte e nevojshme për të udhëhequr 3-1, atëherë ishim të kënaqur. Duhet ta pranojmë humbjen. Ne ndoshta nuk meritonim më shumë, ky është futbolli”, tha fillimisht Deschamps për TF1.

“Unë marr përgjegjësitë e mia. Nuk ka shqetësime. Kur fiton, merita shkon në radhë të parë për lojtarët, kur humbet është faji i trajnerit. Sot, unë jam i trishtuar si gjithë grupi, por duhet ta pranoni humbjen”

Mbappe?: “Ai është thellësisht i trishtuar si të gjithë lojtarët”, përfundoi Deschamps.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat