Në krye me shqiptarët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, Zvicra e bëri historinë dje në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Djelmoshat e Vladimir Petkoviqit e eliminuan kampionen e botës, Francën nga faza e eliminimit direkt në evropian.
Ndeshja në kohën e rregulltë dhe në vazhdime u mbyll baras, derisa në penallti fituan zviceranët.
Përballja mes Francës dhe Zvicrës ka prodhuar shumë jo vetëm sa i përket golave dhe spektaklit brenda fushës së lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Kamerat kanë fokusuar më së shumti një tifoz zviceran që e përjetonte së tepërmi ndeshjen me rastet e humbura të Zvicrës dhe mes festës së madhe kur shënohej goli.
Por këtë herë ajo që do të sjellim është reagimi i një tifozi të Francës që po qëllonte daullen për të festuar në mënyrë të parakohshme kualifikimin dhe nuk po e shihte takimin.
Por tingujt u janë lënë në mes pas barazimit të Zvicrës, ndërsa reagimi i tifozit të Francës nuk mund të humbej për asnjë arsye.
La reacción de los hinchas franceses ?? al tercer gol de Suiza ??. pic.twitter.com/2mdmOnuZqu
— Juan Manuel D'Angelo (@DangeloFut) June 28, 2021