Mbappe merr përgjegjësinë e eliminimit të Francës: Dështova, jam i trishtuar

Futboll

Mbappe merr përgjegjësinë e eliminimit të Francës: Dështova, jam i trishtuar

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:22
Mbappe

Te Franca ka zhgënjim të madh pas atij eliminimi surprizë mbrëmjen e kaluar ekipi i Deschamps që ishte një nga pretendentët e Europianit, iku përpara kohe nga eventi. Më shumë se eliminimi, është dhimbja e madhe për mënyrën sesi u menaxhua rezultati nga 3-1 në 3-3, ndërsa të gjithë kanë vënë gishtin ndaj Mbappe.

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappé, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku ai pranon përgjegjësinë e tij për gabimin e bërë në ekzekutimin e  penalltisë  së humbur kundër Zvicrës, në raundin e 1/8 të Euro 2020.

"Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, pasi nuk mund të arrinim objekivin tonë. Më vjen keq për këtë penallti. Doja të ndihmoja ekipin por dështova".

Kampionati Europian u mbyll në mënyrën më të keqe për Mbappe, i cili nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe asnjëherë nuk rezultoi deçiziv, duke i dhënë keshtu lamtumirën shanseve për Topin e Artë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat