Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Isa Mustafa, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Mustafa shprehet se ‘Bota sot’ po luan rol të madh në informimin e opinionit.
“Urime gazetës së guximshme, objektive dhe reale në botimet e artikujve në çdo lami jetësore por në veçanti përkujtimet e sportistëve të kohërave të kaluara dhe të tashmë.
Respekt për gazetarin sportiv Kemajl Milaim Goca që i përkujton kohërat e mevetësisë së periudhës kohore 1990-1998.
Suksese në punë edhe sot, e nesër e në vazhdimësi’, uron Mustafa, i cili aktualisht është vëzhgues i futbollit dhe kontribues i madh (gjyqtar i shquar) në vitet më të rënda, të kohës së okupimit, në gjeneratën e sakrificës.