Mancini, me shumë ndryshime

Futboll

Mancini, me shumë ndryshime

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:49
Mancini, me shumë ndryshime

Roberto Mançini mund të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Belgjikës. Ai është duke shqyrtuar mundësinë të startojë me Manuel Lokatellin dhe Mateo Pesina-n

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka gjasa që Andrea Belotti të zëvendësojë Çiro Imobilen në sulm, kur Italia të premten do të përballet me Belgjikën në Munih.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Mançini do ta ketë të vështirë ta mbaj Pessinan jashtë ekipit pas dy golave të tij të rëndësishëm duke e ndihmuar Italinë ta sigurojë kalimin në çerekfinale. Ai ka shënuar ndaj Uellsit dhe Austrisë. Pessina mund ta zëvendësojë Nikolo Barellan, ndërsa Lokatelli, Marko Verattin.

Ndërkohë, kapiteni Xhorxhio Kiellini mund të kthehet për të luajtur kundër Belgjikës. Ai i ka munguar Italisë shkaku i lëndimit të pësuar, ndërsa atë e ka zëvendësuar në qendër të mbrojtjes, Françesko Açerbi. Gjithashtu thuhet se Mancini mund ta aktivizoj nga fillimi Frederiko Kiezën.

Ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet të premten më 2 korrik në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat