Teuta, si kampione e Kategorisë Superiore, tashmë pret të luajë ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Durrsakët janë shortuar kundër moldavëve të Sherif Tiraspol, teksa ndeshjen e parë e kanë në shtëpi më datë shtatë korrik.
Mirëpo, para se të shkojnë te sfida e rëndësishme, të besuarit e trajnerit Edi Martini do të zbresin edhe nesër në fushë ku do të luajnë një miqësore ndaj Strugës.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Teuta ka njoftuar se takimi do të luhet në Strugë dhe se do të startojë në orën 17:30. Kështu, vetëm pas kësaj sfide, te Teuta do të nisin të mendojnë për Sherif Tiraspolin.