Mallkimi i të tetës së finales për Zvicrën është thyer. Zvicra ka kaluar mbrëmë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian, duke e mposhtur kampionin e botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive.
Dhe kjo ishte pa dyshim një arsye shumë e madhe për zviceranët që të festonin mbrëmë.
Rrugët e qytetit të Cyrihut mbrëmë u bllokuan dhe ngado dëgjoheshin këngë për ekipin kombëtar të tyre.
Gjithçka filloi kur portiere Yann Sommer priti penalltinë e Mbappes, dhe aty festa filloi.
Rrugët ishin të mbushura me plot tifozë që poi u gëzoheshin këtij suksesi historik. Edhe pse kishte reshje shiu, kjo nuk i ndaloi ata të festonin.