Një çerek shekulli nga përballja e famshme e tyre në Euro 1996, Anglia dhe Gjermania takohen përsëri në stadiumin “Wembley” të Londrës, për të zhvilluar ndeshjen e fazës eliminatore të këtij Euro 2020.
Në fazën e grupeve, Anglia përfundoi e para në Grupin D duke lënë pas Çekinë, Skocinë dhe Kroacinë, kurse Gjermania në Grupin F të njohur ndryshe edhe si “Grupi i Vdekjes”, përfundoi në pozitën e dytë.
Anglia në këtë Euro 2020 deri tani ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, kurse Gjermania ka një fitore, një barazim dhe një humbje.
Të dy kombëtaret mes vete janë përballur 10 herë, ku anglezët kanë katër fitore krahas pesë sosh të gjermanëve dhe një herë janë ndarë me barazim.
Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi i RB Leipzigut Lukas Klostermann.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Foden, Grealish, Sterling; Kane
Gjermania (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Kroos, Goretzka, Gosens; Havertz, Muller; Gnabry
Faza eliminatore
18:00 Anglia – Gjermania (Stadiumi Wembley-Londër)