Dukagjini i Klinës ka nisur që të organizohet për edicionin e ardhshëm në Superligës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku, së fundmi i ka siguruar shërbimet e mesfushorit të mirënjohur Argjend Bardhi.
Ky i fundit në edicionin e fundit e barti fanellën e Feronikelit,.Bardhi luan si mesfushor ofanziv derisa në karrierën e tij ka luajtur edhe për Drenicën.
Dukagjini deri më tash i ka siguruar shërbimet edhe të Arbër Shalës nga Ballkani, shkruan Zeri. Ditët në vijim priten edhe transfere të tjera në ekipin nga Klina, pasi Dukagjini e ka siguruar një biletë për Superligë.