Ndeshja që pritej me padurim për të vendosur Kombëtaren tjetër që do të kalojë në çerekfinalen e Europianit është ajo mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Përpara kësaj përballje, “armiqtë e lashtë” kanë pasur edhe një moment tjetër përplasje që lidhet me stërvitje në “Wembley”.
Gjermania nuk e kishte të mundur që të futej në “Ëembley” për t’u stërvitur në mbrëmje dhe për të qenë gati për të luajtur në këtë stadium.
Kjo pasi shiu i madh në Londër ka dëmtuar fushën dhe UEFA ka marrë vendimin për ta mbrojtur atë, duke i mohuar Gjermanisë kryerjen e “traditës”.
Kjo i ka acaruar së tepërmi gjermanët që e kanë cilësuar si skandaloze heqjen e kësaj mundësie.