L’Equipe për sfidën Francë - Zvicër: Të rrëzuar nga një lartësi e madhe

Futboll

L’Equipe për sfidën Francë - Zvicër: Të rrëzuar nga një lartësi e madhe

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:36
L’Equipe për sfidën Francë - Zvicër: Të rrëzuar nga një lartësi e madhe

Askush nuk e kishte besuar se Zvicra do ta eliminonte kampionin e botës, Francën dhe do të shkruante historinë duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Lidhur me këtë, shtypi francez nuk pati mëshirë aspak për ekipin kombëtar.

Mediumi i madh francez, L’Equipe shkruan në raportin pas ndeshjes: Të rrëzuar nga një lartësi e madhe.

Në ballinën e gazetës, ata e përshkruajnë gjendjen e Francës me vetëm një fjalë: Të shkatërruar!

Është e pabesueshme, e magjishme, e jashtëzakonshme dhe gjithashtu dëshpëruese, dhe në fund krejt çka fituan ata dhe tifozët francezë ishin lotët në sytë e tyre. Franca është kampioni në fuqi i botës, ishte e qartë që ishte një nga favoritët për ta fituar, por mori një shuplakë të fuqishme të hënën” – thuhej në raportin e gazetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat