Christophe Galtier, i cili shpalli Lillen kampione të Francës, ka marrë detyrën e trajnerit të Nice.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në një njoftim zyrtar.
Trajneri i lindur në Marseille, vetëm pak kohë pasi u shpall kampion, shprehu dëshirën për t’u larguar pavarësisht se kontrata e tij përfundonte në qershor të vitit 2022.
Për të siguruar Galtier, Nice arriti të bindte Lillen të prishte kontratën me konsensus dhe të mposhtet gjithashtu konkurrencën e Lyonit, që ishte në garë për trajnerin.