Mesfushori i Manchester Cityt Kevin De Bruyne dhe sulmuesi i Real Madrid Eden Hazard do të jenë dy mungesat e Belgjikës këtë Euro 2020, për ndeshjen e tyre çerekfinale kundër Italisë.
Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez e ka konfirmuar dje që De Bruyne dhe Hazard do të mungojnë në përballjen e ditës së premte në Munih, pas lëndimeve që pësuan në fitoren 1:0 kundër Portugalisë.
Sidoqoftë, testet mjekësore treguan që lëndimet e tyre nuk janë serioze, por Martinez tregoi që dy nga lojtarët më të rëndësishëm të tij, shanset për tu rikuperuar deri në ditën e ndeshjes i kanë 50-50.
De Bruyne pësoi një lëndim në nyjën e këmbës, kurse Hazard u detyrua të largohet nga loja në minutat e fundit të ndeshjes, pas një lëndimi në gju.
Për Belgjikën, dy mungesat e yjeve, të Manchester Cityt e Real Madridit, do të jenë probleme serioze për skuadrën e Roberto Martinez, që përballet këtë të premte nga Italia.