Me shumë mundësi Franck Ribery do ta mbyllë aventurën e tij me Fiorentinën, ekip ku u transferua në vitin 2019 nga Bayerni.
Sipas medieve italiane, klubi vjollcë ka vendosur të mos i ofrojë rinovimin e kontratës.
38-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Vincenzo Italiano, kështu francezi në fund të qershorit do të jetë lojtar i lirë.
Ish-“ylli” i Bayernit do të largohet nga Firence, por dëshira e tij është të qëndrojë në kampionatin Italian.