Ylli shqiptar, Granit Xhaka shkëlqeu në fitoren e mbrëmshme të Zvicrës ndaj Francës, duke u zgjedhur edhe ‘Lojtari i Ndeshjes’, shkruan Insporti.
Paraqitjen e mesfushorti shqiptar në emisionin sportiv, Ekipi Evropian në ATV, e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi. i cili tha se i ka thënë atij se “je më i mirë se Toni Kroos”.
“I kam thënë Xhakës që je më i mirë se Toni Kroos. Pse? Sepse je më i fuqishëm në duele. Vrapon më shumë se Kroosi”, ka thënë Munishi.
Kujtojmë se, Xhaka do të mungojë në ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës për shkak të kartonëve të verdhë.