Futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Liridon Latifi, mund të rikthehet në Kampionatin Shqiptar.
Për mesfushorin-sulmues është interesuar Vllaznia e Shkodrës.
“Zeri.info” aporton se Vllaznia e ka kontaktuar Latifin dhe tashmë bisedimet kanë filluar mes palëve.
Për Latifin gjithashtu është interesuar edhe Tirana.
Ai së fundmi ishte pjesë e Puskas Akademia në Hungari derisa u largua këtë verë nga skuadra hungareze.
Latifi e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar pasi vite më parë ka shkëlqyer me Skënderbeun e Korçës e më pas u transferua në Hungari.
Latifi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.