Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit eliminator të Ligës së Kampionëve në fillim të muajit korrik.
Saktësisht, kampionia e Kosovës do të përballet me gjigantin hungarez, Ferencvaros më 6 korrik.
Ndeshja do të zhvillohet në “Ferencvaros Stadion” në Budapest nga ora 18:00.
Tashmë, UEFA ka publikuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë sfidë.
Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit nga Skocia, David Munro, i cili do të ndihmohet nga anësorët Daniel McFarlane dhe Calum Spence.
Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Euan Anderson.