Trajneri francez Arsene Wenger e lavdëroi Granit Xhakën edhe pse ky i fundit me Zvicrën e eliminoi Francën nga Kampionati Evropian.
Wenger ka thënë se Xhaka e dëshmoi vetën se përse është kapiten i ekipit dhe se bëri përzgjedhjet e duhura.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira. Ai ishte ai që mblodhi lojtarët para penalltive”, ka thënë Wenger.
Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Arsenal nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro,