Kjo është Kombëtarja favorite në Euro 2020

Futboll

Kjo është Kombëtarja favorite në Euro 2020

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:37
Kjo është Kombëtarja favorite në Euro 2020

Italia zbret në vendin e dytë. Ja koeficientët!

Eliminimi i hershëm i Portugalisë, Francës dhe Holandës ka ndryshuar dhe parashikimet për skuadrën që do të triumfojë në fund të Kampionatit Europian, ku stafetën e tani e ka marrë Spanja.

Fitorja me Kroacinë ka rritur ndjeshëm shpresat e iberikëve për triumf në këtë kompeticion, teksa kuotohen nga kompanitë e basteve me koeficientin 4.

Fill pas Spanjës, vjen Italia e cila deri tani cilësohej si favorite kryesore, por përballja me Belgjikën në çerekfinale ndryshoi planet e ‘’axurrëve’’. Italia kuotohet me koeficientin 4.5, Anglia e treta me 5.25, Gjermania e katërta me koeficient 7, ndërsa Belgjika e pesta me koeficient triumfi 8.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat