I befasuar

Futboll

I befasuar

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:58
I befasuar

Një nga favoritet kryesore për fitoren finale është eliminuar dhe fajet, sipas ish-mbrojtësit francez Ëilly Sagnol, mund të jenë për pjesën më të madhe të trajnerit Deschamps.

“Ka qenë ndeshja e katërt e jonë në Europian, e gjashtë duke llogaritur edhe ndeshjet përgatitore”, ka thënë Sagnol për L’Equipe.

“Në gjashtë ndeshje kemi provuar katër sisteme takitke. I kemi lojtarët të humbur në këtë situatë për 38 minuta. Qendërmbrojtësit nuk hapeshin në krahë dhe kjo ka bërë që të dilnim në sulm pothuajse gjithmonë me pesë lojtarë mbrapa”, ka shtuar Sagnol.

“Jam befasuar me të vërtetë nga gjithë këto prova në Europian”.

Kujtojmë se Franca po fitonte 3-1 ndaj Zvicrës, kur ka pësuar dy gola të shpejtë që kanë çuar ndeshjen me shtesë dhe është eliminuar pas gjuajtjes së penalltive.

Fatal, gabimi i Kyliann Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat