Stërling: Dihej që ndeshja do të kishte intensitet

Futboll

Stërling: Dihej që ndeshja do të kishte intensitet

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:54
Stërling: Dihej që ndeshja do të kishte intensitet

Rahem Stërling ishte një ndër lojtarët më të mirë në fitoren që ‘’3 Luanët’’ korrën ndaj pancerave gjerman.

Sulmuesi i Sitit pas ndeshjes u shpreh se skuadra bëri një ndeshje të madhe dhe nuk i kurseu elozhet për dy shokët e skuadre, Deklan Rajs dhe Kalvin Filips.

‘’E dinim që duhej bërë një ndeshje e madh kundër një skuadre shumë të fortë, dhe mendoj se e bëmë. Dihej që ndeshja do të kishte intensitet, dhe jo shumë skuadra janë të afta ta përballojnë.

Dy shokët e skuadrës Rajs dhe Filips ishin klas sot, ata e ‘’hëngrën’’ fushën, ishin si ‘’kafshë’’ brenda saj’’, tha Sterling.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat