Barcelona ka nevojë për para dhe po bën çmos që të rregullojë bilancet. I pari që u largua sot ishte Matheus Fernandes.
Ai ishte blerë në vitin 2020 nga Palmeiras për 7 milion euro, por dështoi të bind klubin që e ka larguar menjëherë, duke shkëputur njëanshëm kontratën.
Tani është larguar Konrad de la Fuente.
Amerikani 19-vjeçar, i cili luan si sulmues, është shitur te Marseille në Francë për shumë e 3 milion eurove dhe katalanasit kanë mbajtur edhe një përqindje të kartonit që të përfitojnë nëse shitet sërish.
De la Fuente kishte spikatur me ekipin e dytë të Barcelonës. Sezonin e fundit shënoi 6 gola, ndërkohë që u grumbullua në 18 ndeshje me ekipin e parë, por pa mundur të debutojë në LaLiga.
Ai ishte pjesë e akademisë së Barcelonës që nga viti 2018, sezonin e kaluar bëri tri paraqitje me ekipin e parë, por nuk kishte cilësitë e mjaftueshme për të luajtur vazhdimisht në “Camp Nou”.
Ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Marseille dhe do ta bartë fanellën me numrin 20.