Francë-Zvicër prodhoi edhe sherr, ja çfarë ndodhi mes prindërve të futbollistëve

Futboll

Francë-Zvicër prodhoi edhe sherr, ja çfarë ndodhi mes prindërve të futbollistëve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 21:17
Pogba, Rabiott dhe Mbappe

Francë-Zvicër ka pasur edhe sherr, sigurisht në kampin e humbësve. Protagonistë nuk kanë qenë futbollistët, as tifozët siç ndodh zakonisht. Prindërit e kampionëve të botës kanë dhuruar një shfaqje të shëmtuar në tribunë, sikurse raporton RMC Sport.

Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 20 minutave, në stadiumin e Bukureshtit ku u luajt ndeshja. Nëna e Adrien Rabiot ka marrë skenën, pasi është përplasur me familjarët e Pogba dhe Mbappe.

Mesfushori i United dhe ai i Juventusit u kapën edhe në fushë, ndërkohë që nëna e Rabiot i është drejtuar familjarëve të Pogba për topin e humbur në rastin e golit të tretë, shënuar nga Gavranovic.

Ajo nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka kërkuar babait të Mbappe të merret me djalin e tij, pasi sipas saj ai është arrogant.

Në shënjestër edhe gazetarët, të cilët nëna e Rabiot u ka thënë se janë ata që e përkëdhelin sulmuesin e PSG-së.  Të gjithë janë habitur nga sjella e Veronique Rabiot. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat