Bukuri e futbollit, tre shqiptarë me Kombëtaren e Zvicrës janë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, do të përballen me Spanjën, sfidë që luhet me 2 korrik në orën 18.00 në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në St. Petersburg të Rusisë.
Belgjika do të ballafaqohet me Italinë, e cila luhet në orën 21.00 në ‘Allianz Arena” në Munih.
Me 3 korrik, Republika e Çekisë ndeshet (18.00) me Danimarkën, e cila zhvillohet në stadiumin ‘Olympic’ në Baku të Azerbajxhanit.
Sfida e fundit çerekfinale luhet (21.00) me 3 korrik në stadiumin “Olympic” të Romës, mes Anglisë dhe Ukrainës.
Sfidat çerekfinale
Me 2 korrik do të takohen:
Zvicra - Spanja 18.00
Belgjika - Italia 21.00
Me 3 korrik
Çekia-Danimarka 18.00
Anglia-Ukraina 21.00