Kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar për në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti një ditë më parë Kombëtaren e Francës pas ekzekutimit të penalltive.
Por, ajo se çfarë ka rënë në sy është se i gjithë formacioni i parë i Zvicrës ka pasur vlerën 161 milionë euro në faqen e njohur për vlerat e lojtarëve Transfermarkt.
Kjo shifër është e ngjashme me atë të lojtarit Kylian Mbappe të Francës i cili vlen 160 milionë euro.
I njëjti humbi penalltinë e fundit në sfidën në fjalë, duke bërë që Kampioni i Botës të detyrohet të kthehet në Parisë kokë ulur.