Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet se nuk do ta këtë probleme të ndaj rrugët me Gabriel Jesus në mënyrë që të kompletojë transferimin e Harry Kane.
Kane thuhet se ka informuar Tottenhamin për dëshirën që të largohet nga klubi londinez, me synimin që të fitojë trofe.
City ka ofruar 100 milionë euro për kapitenin e Anglisë, por oferta u refuzua.
“Qytetarët” tani synojnë të përfshijnë Jesus në ofertë për Kane, por gjithashtu presidenti i Tottenham, Daniel Levy nuk do pranojë një propozim të tillë.
Sipas Gazzettta dello Sport, Jesus gjithashtu mund të shitet te Juventus, në rast që Cristiano Ronaldo largohet.
24-vjeçari ka regjistruar 82 gola dhe 34 asistime në 195 paraqitje për Cityn.