“Futbolli është një lojë me 22 lojtarë që vrapojnë dhe luajnë me topin dhe në fund fitojnë gjithmonë gjermanët“.
Shprehjes së famshme të nxjerrë nga goja e Gary Lineker tashmë i ka ardhur fundi. Anglia më në fund mposht Gjermaninë, që është e pafuqishme të ndryshojë rezultatin.
Nisur nga kjo vetë Lineker ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” ku shkruan:
“Mendoj se është koha që fraza ‘gjermanët fitojnë gjithmonë’ të harrohet. U prehsh në paqe”.