Atletico Madrid ka njoftuar Man. Junajtedin se mesfushori Saul Niguez mund të largohet për ndonjë ofertë të mirë.
Spanjolli ka dështuar të jetë titullar te Atletiko gjatë edicionit 2020/21 dhe gjithashtu nuk u ftua nga Luis Enrike te komëbtarja e Spanjës për “Euro 2020”.
Pavarësisht këtyre problemeve, Saul kërkohet nga klubet e Premierligës, si Man. Junajted, Man. Siti, Çellsi dhe Liverpuli.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Atletiko ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Saullit, mirëpo duan një vlerë të lartë në këmbim.
Kampioni i Spanjës kërkon se paku 100 milionë euro edhe pse kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2026 dhe ka klauzolë të lirimit me vlerë 150 milionë euro.