Skandal tek Franca

Futboll

Skandal tek Franca

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:30
Skandal tek Franca

Pol Pogba hutaq ndërsa Kilië Mbape arrogant. Eliminimi i Francës në raundin e dytë të “Euro 2020” nga Zvicra i befasoi të gjithë dhe përtej Alpeve gjyqet e djemve të Deshampit tashmë kanë filluar. E para, megjithatë, më e gjalla, filloi direkt në tribunat e stadiumit të Bukureshtit nga zëri vullkanik i Veronik Rabio.

Pas 3-3 të Gavranoviç mamaja e futbollistit të Juventusit shfryu te prindërit e Pogbasë, pastaj te familja e Mbapesë kur ndeshja kishte përfunduar dhe fati i “Gjelave” qe vendosur. Nënamenaxhere e mesfushorit Adrien Rabio është e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të veçantë, por ajo që u rindërtua nga mediat franceze pas ndeshjes kundër Zvicrës do të ishte një hap më i madh se zakonisht.

Në këndvështrimin e zonjës Veronik, Pogba dhe Mbape, ishin ata që fajësoheshin si përgjegjës për eliminimin e Francës nga “Euro 2020” për topin e humbur nga mesfushori i Junajtidit para barazimit zviceran dhe më pas për penalltinë e humbur nga ylli i PSG-së. Diskutimi në tribunë me familjet e dy lojtarëve ishte i ashpër e me sa duket nisi pas 3-3 të Gavranoviç dhe përfundoi pas triumfit të Zvicrës.

Nëna e Rabiosë do të ishte kthyer me zemërim te prindërit e Pogbasë duke pyetur se si mesfushori i Junajtidit mund të kishte humbur një top kaq të përgjakshëm në mes të fushës, duke këshilluar më pas në fund të lojës babanë e Mbapesë për të edukuar djalin e tij dhe për ta bërë atë më pak arrogant. Aty situata më pas degjeneroi në fyerje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat