Paraqitja brilante e Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Francës, bëri që shumë skuadra të kthenin shikimin te mesfushori shqiptarë.
Sipas “Calciomercato”, Juventusi është duke e menduar seriozisht transferimin e tij.
Media italiane bën të ditur se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të bëjë ofertë rreth 20 milionë euro. Roma është po ashtu në garë për 28 vjeçarin, me këtë të fundit që ka bërë të ditur se i pëlqen kalimi në kryeqytetin e Italisë.
Një interesim nga Juventusi mund t’i ndryshojë mendje Xhakës.