Sulejman Demollari është padyshim një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, një mesfushor i cili i dha bukuri lojës së Kombëtares për shumë vite e padyshim edhe të klubeve ku ka luajtur në karrierën e tij, me eksperienca të rëndësishme edhe larg vendit tonë.
Për të nuk kanë munguar elozhet në mediat ndërkombëtare e sidomos pasi ai arriti t’i shënonte Anglisë në “Uembli” një gol i cili u anulua në mënyrë të pakuptimtë nga gjyqtari norvegjez që drejtonte ndeshjen.
Ky ishte një moment të cilin ai e ka kujtuar në “Euromania”, ku ka folur edhe për gjendjen aktuale të përfaqësueses shqiptare dhe çfarë i mungon asaj, shkruan Vipsport.
etarët më pyesnin, që si ka mundësi që u anulua.
Doktori i ekipit Kombëtar në atë kohë pati një takim me Bobi Robsonin dhe i tha që në qoftë se do të ishte anuluar për ne, nuk e di çfarë do kishim bërë. Rezultati ishte 1-0 o 2-0 për Anglinë. Kishim 3-4 minuta që po e qarkullonim topin, po përballeshim denjësisht me Anglinë. E bukura e atij golit është që mënyra e ekzekutimit ishte fantastik dhe me shumë nivel.
“Uembli” ishte një stadium si një qytet gjigant. Ishte ëndërr për futbollistët. Shumë emocione. Mora barin e fushës me vete e ruajta. Platinisë së madh nuk iu dha mundësia asnjë ndeshje të luante në “Uembli”. Fushë magjike. Në atë kohë në “Uembli” luante vetëm ekipi kombëtar dhe finalja e Kupës së Mbretit. Ishte një ndjenjë gëzimi, kishte emra si Shilton, Lineker, ndër më të mirët në botë. Kënaqësi që u shua me anulimin e golit.
Futbolli ka evoluar. Ka ndryshime shumë pozitive, sidomos te rritmi i lojës, është rritëm i jashtëzakonshëm. Futbollistët janë shumë të përgatitur. Ekipet e përgatisin jashtëzakonisht mirë lojën. Tani mbase mungon ndonjë talent si në kohën tonë, por futbolli edhe në Shqipëri ka evoluar. Atëherë nuk kishte kaq shumë ngjeshje të ndeshjeve. Mund të bëhej deri në 2 ndeshje në 7 ditë, kurse tani ka më shumë ngarkesë.
Shqipëria? Trajneri Reja po përpiqet të fusë idenë e tij, me skemën 3-5-2, që është shumë rezultative, por 2 anësorët duhen lojtarë tipik. Rezultatet u dhanë në Nations League, por shpresoj që në të ardhme të ketë rezultate më të suksesshme. Pse jo edhe ne të tentojmë maksimumin, duke parë formën e lojtarëve.
Futbolli nuk ka diferencë të jashtëzakonshme. Trajnerët janë përgatitur nga ana taktike, pse jo Shqipëria ta provojë për rezultate të mira.
Sikur po mungon ai lojtari i fundit, lojtari asist, trajneri Reja, nëpër këto ndeshje miqësore, po provon elementë si Kallaku e Bare, për të gjetur lojtarin-asist. Për mendimin tim, akoma nuk kemi lojtarin për pasin e fundit”, tha Demollari.