Etrit Berisha në ditët në vijim do të prezantohet si portieri i ri i Torinos pasi kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin për transferimin te klubi i Serisë A nga radhët e SPAL.
Një marrëveshje që u intereson të gjitha palëve pasi Berisha do të ruajë rrogën prej 1 milionë eurosh e një shumë e tillë do të shkojë në arkat e SPAL që nuk do të humbasë me zero portierin pas eksperiencës dyvjeçare atje.
Për thuajse një muaj, pastaj pësoi një frakturë në dorë dhe e mbylli sezonin më shpejt se sa duhej. Por edhe pa luajtur ai tregoi se ishte shumë i rëndësishëm për grupin. Etriti ka sjelljen dhe mentalitetin e një lideri.
Për Torinon padyshim do të ishte një goditje shumë e rëndësishme në merkato”, tha ish-mesfushori italian i cili drejtoi për disa muaj SPAL-in.