Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshje në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj gjigantit hungarez, Ferencvaros.
Për këto dy ndeshje, skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballet me një mungesë të madhe.
Ramadani në Kanal 10 ka konfirmuar se anësori Leonit Abazi nuk është i gatshëm për lojë.
“Leonit Abazi na mungon. Ka një dëmtim në gjurin e djathtë dhe nuk do të bëhet për këto ndeshje”, ka thënë trajneri i Prishtinës.
Leonit Abazi i mungoi kampionës së Kosovës edhe në dy ndeshjet e fazës preliminare në Ligën e Kampionëve.