Skuadra shqiptare e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po ballafaqohet me një problem të çuditshëm.
“Siç kemi mësuar, disa lojtarë të Renovës po "luftojnë" me një virus të stomakut tashmë e dy ditë dhe kjo po iu shkakton atyre probleme në stërvitje.
Ajo është shfaqur dje, situata sot është pak më e mirë, por ende kanë probleme me ethe.
Shumica e qytetarëve të Tetovës kanë probleme të tilla, pikërisht në kulmin e vapës që po mbretëron këto ditë.
Sa për ndeshjet miqësore, Renova do të luajë miqësore e saj të parë më 6 korrik në Mavrovo kundër ekipit Gjilani. Ndërsa tre ditë më vonë vijon "prova" me Borecin në Reçicë”, njofton mes të tjera mediumin maqedon “Sportimedia”.