Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Konferencës, Drita ka zhvilluar sot një miqësore me Shkupin.
Ndeshja u zhvillua në Ohër, teksa fitore shënoi skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Shkupianët e fituan këtë ndeshje me rezultatin 2-1. Për skuadrën e Dritës golin e vetëm e shënoi përforcimi i verës, Marko Simonovski.
Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore dhe e fundit për Dritën në Ohër.