Portieri i ri, Livio Malaj, është larguar nga Partizani. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë portieri, i cili në rrjetet sociale shkroi:
“Kaluan mbi 3 vite nga momenti që erdha për herë të parë tek ekipi i Partizanit.
Por, çdo gjë në ketë jetë e ka një fillim dhe një fund. Nga sot, nuk jam më pjesë e klubit.
Jam krenar që për 3 vite arrita të jem pjesë e klubit më të mirë në Shqipëri”, shkroi mes të tjerash gardiani 19-vjeçar, i cili do të nisë një aventurë të ri.