Barcelona njoftoi se ka arritur marrëveshjen konsensuale për mbylljen para kohe të kontratës me mesfushorin Brazilian, Matheus Fernandes.
23-vjeçari i cili u transfrua nga Palmeiras, ishte i lidhur me katalanët deri në qershor të vitit 2025, ku nuk arriti të spikaste duke u aktivizuar vetëm një herë me blaugranat.
Mesfushori, i cili luajti i huazuar te Valladolidi, me fanellën e Barcelonës zbriti në fushë vetëm një herë për 17 minuta kundër Dinamos së Kievit në Champions League.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardshmja e futbollistit.