Si gjithmonë punohet me përkushtim në klubin e futbollit 2 Korriku nga Prishtina, sidomos me gjeneratat e reja.
“Edhe një trofe për kadetët verdheblu.
Tjetër sukses për verdheblutë. Kadetët e drejtuar nga Labinot Haziri, vazhduan ecurinë e mirë të rezultateve edhe në "Summer Cup Football Tournament", atje ku fituan trofeun e radhës, trofe ky që çon në katër numrin e trofeve të fituar në këtë edicion nga kategoritë e reja.
Në një turne ku nuk munguan emocionet e ndeshjet e forta, fitimtarë dolën verdheblutë tanë, të cilët, me golin e Arjol Bllacës, mposhtën Kurdën në finale dhe kësisoj u shpallën kampionë të "Summer Cup Football Tournament", njofton KF 2 Korriku.