“Djajtë e Kuq” po e monitorojnë mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”.
Gjiganti anglez ka dërguar agjentët e klubit për të përcjellë nga afër mesfushorin Adrien Rabiot, raporton “The Daily Star”.
“Djajtë e Kuq” kanë dërguar një nga anëtarët e stafit të tyre për ta monitoruar situatën e 26-vjeçarit gjatë ndeshjes Francë-Zvicër, në fazën eliminatore Euro 2020.
Rabiot është në listën e lojtarëve që Solskjaer i dëshiron te Manchester United, dhe këtë verë mund të kaloj në “Old Trafford” nëse dy klubet arrijnë marrëveshje.
Që prej kalimit nga Paris Saint-Germain te Juventusi si lojtar i lirë, Rabiot ka bërë 84 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime për “Zonjën e Vjetër”.
Skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit francez duhet të paguajnë dëmshpërblim 30 milionë euro.