Antonio Emanuel Carvalho Nobre nga Portugalia është deleguar si gjyqtar kryesor i ndeshjes midis Shkendijës nga Tetova dhe Murës nga Sllovenia.
Kjo është ndeshja e parë e duelit në raundin e parë kualifikues të Champiopns League midis kampionit të Maqedonisë dhe atij të Sllovenisë.
Kjo ndeshje luhet më 6 korrik, në orën 20:00 në Arenën Kombëtare "Todor Proeski" në Shkup.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Murska Sobota.
Antonio Nobre është 32 vjeç, ka referuar në ligën elitare të Portugalisë për disa sezone.
Ndihmësit e tij do të jenë Pedro Ribeiro dhe Pedro Almeida, ndërsa i katërti do të jetë Miguel Bertolo Nogueira, të gjithë nga Portugalia.